Komandanti i trupave te KFOR-it, gjenerali Markus Bentler ka deklaruar se situata e sigurise ne Kosove eshte permiresuar ndjeshem.

Megjithate, ai ka nenvizuar se ne disa zona te shtetit te ri, kryesisht ne veri, rreziku eshte ende i pranishem dhe nuk mund te injorohet.

“Mendoj se ka pasur levizje pozitive dhe kjo ka permiresuar imazhin e vendit. Ju mund te beni krahasime mes pjeseve te ndryshme, ne jug, lindje, apo ne qender te Kosoves ku situata eshte e favorshme. Por ka edhe zona te tjera ku situata eshte e nderlikuar dhe kerkon zgjidhje”, ka pohuar Bentler.

Duke folur ne nje interviste per VOA, gjenerali gjerman ka bere te ditur se KFOR eshte i angazhuar per ruajtjen e sigurise dhe se ne bashkepunim me strukturat e tjera ka arritur te menaxhoje mire disa situata problematike.

“Rreziku eshte gjithmone aty, kemi pare vitin e kaluar ne Kroin e Vitakut disa akte dhune, por qe jane menaxhuar mire nga EULEX. Mund te jene akte te izoluara, por ne nuk mund ta anashkalojme rrezikun”, ka theksuar Bentler.

Me tej, duke komentuar strategjine e qeverise se Kosoves per integrimin e veriut, ai ka shprehur mbeshtetjen e KFOR-it ndaj saj, ndonese nuk ka marre pjese ne procesin e hartimit.

“Ne nuk luajme rol ne ate strategji, nuk kemi qene pjese e hartimit te saj. Por roli yne eshte i rendesishem per lirine e levizjes ne Kosove. Ne mbeshtesim cdo perparim politik qe mund te coje ne permiresimin e jetes se qytetareve”, ka shtuar Bentler.

Top Channel