Topalli: Bojkotit po i vjen fundi

10/02/2010 15:15

Pak dite perpara nisjes se dialogut tek presidenti i Republikes mes Sali Berishes dhe Edi Rames, kryetarja e kuvendit, Jozefina Topalli, tregohet gati e sigurte per nderprerjen e bojkotit nga Partia Socialiste. (UPDATE)

Por me shume se me tryezen e presidentit, Jozefina Topalli e argumenton sigurine e saj me kohen e skadimit te mandateve te deputeteve socialiste.

“Kam 6 muaj qe pres qe te ndalet bojkoti. Nese kjo ndodh para tryezes, gjate tryezes apo pas tryezes, e rendesishme eshte qe te ndalet bojkoti dhe te hyjme ne normalitetin e jetes parlamentare dhe politike. Une jam optimiste. Jemi ne afatet e fundit te skadences se mandatit te cdonjerit prej deputeteve, qe ende nuk kane ardhur per te bere betimin dhe nuk jane paraqitur ne parlament. Une jam e sigurt se bojkoti do te marre fund si mjeti me i papershtatshem, me pak europian”, u shpreh Topalli.
 
Sic ka shpjeguar, para nje muaji, ne letren per deputetet socialiste, kryeparlamentarja thote se seanca e fundit para mbarimit te mandatit eshte me 4 mars. Dhe e mbeshtetur nga homologu i Malit te Zi, ku edhe atje ka patur para pak kohesh nje bojkot te parlamentit, kryetarja e kuvendit perseriti ftesen per deputetet socialiste, duke bere pergjegjes per bojkotin kreun e socialisteve, Edi Rama.

“Perseris ftesen per cdo deputet, emer per emer, ndergjegjes se tyre shoqerore dhe politike, ejani ne parlament, keni vendin tuaj, keni hapesiren tuaj, beni detyren perte cilen ju ka votuar populli. Jam e sigurte se bojkotit po i vjen fundi. Bojkoti ka vetem nje emer dhe emri eshte i zotit Rama”, u shpreh Topalli.

Top Channel