
Duke ju referuar deklarates se kryeministrit nje dite me pare per privatizimin e te gjitha aseteve publike pervec shkollave e spitaleve, Partia Socialiste theksoi se ky vendim eshte tregues i krizes se thelle ekonomike ne te cilen e ke futur vendin kjo qeveri.
Sipas deputetit Brace ky urdher deshmon per mungesen e parave te domosdoshme per te garantuar funksionet kushtetuese e administrative te shtetit. Por jo vetem kaq sipas deputetit socialist kjo vale privatizimesh ka si synim edhe grabitjen e pasurive publike me qellim pasurimin e grupeve te interesit prane familjes ne pushtet.
“Te nxjerresh ne shitje gjithe pasurine kombetare te vendit duke perfshire edhe token, ne kushtet e krizes ekonomike, nuk eshte thjesht mungese vizioni, por nje krim i qellimte per te shitur e blere me te lire, nisur nga qellime korruptive e perfitime te medha personale, ne ikje e siper”, u shpreh Brace.
Sipas zotit Brace qeveria po nxjerr gjithcka ne shitje edhe si garanci per borxhet e reja qe do te marre, nje fature kjo qe sipas deputetit socialist do te vije ne rritje nga viti ne vit
“PS kerkon t’u beje me dije shqiptareve se si pasoje e politikave thellesisht elektorale te Sali Berishes, rritjes se borxhit qe i financoi ato, fatura e borxhit per tre vitet ne vijim do te jete: ne 2010: 52.2 mld leke; ne 2011: 59.5 mld leke; ne 2012: 90.2 mld leke. Pra, ne 3 vite, do te paguajme mbi 202 mld leke borxhe ose mbi 2 mld dollare! Te barabarta me 2 vite e gjysem investimesh publike! As parate e shitjes se gjthckaje nuk do te mjaftojne per te paguar kete borxh! Per ta bere me te thjeshte: rritja e larte e borxhit publik e ka cuar ate, kete vit, ne nivelin e 60% te GDP. Pra ne cdo 100 leke prodhim 60 leke jane borxh”, u shpreh Brace.
Per deputetin socialist kriza do te thellohet te ardhurat do te vijojne te bijen dhe efekti me i pritshem do te filloje te jete sipas tij shkurtimi i vendeve te punes ne administraten publike. Per te mbeshtetur kete zoti Brace morri shembullin e Beratit ku ne nje jave kane humbur vendin e punes mbi 60 mesues. Sipas tij qeveria ka miratuar ditet e fundit edhe shkurtimin per 1300 shkurtime te tjera deri ne muajin maj.
Top Channel