Ndryshime te vogla ne delegacionin e KiE-se

10/02/2010 08:35

Peson nje ndryshim delegacioni i Keshillit te Europes qe do te vije ne Shqiperi per te asistuar ne zgjidhjen e krizes politike.

Burime diplomatike thane se grupi i Asamblese Parlamentare te Keshillit te Europes do te perbehet nga nente vete dhe ne vend te sekretarit te pergjithshem te KiE-se, Jagland, do te vije sekretari i Pergjithshem i Asamblese se Keshillit te Europes.

Nderkaq, ne grup, pritet te vije edhe nje jurist i Komisionit te Venecias. Pas percaktimit te axhendes se tryezes politike nga Presidenti i Republikes, Bamir Topi, delegacioni i larte i KiE-se ka modifikuar axhenden dhe sipas te gjitha gjasave, ata do te udhetojne per ne Tirane nga mesi i javes se ardhshme kur dhe pritet qe teorikisht te perfundojne bisedimet mes Berishes dhe Rames.

Delegacioni i Asamblese Parlamentare do te drejtohet nga kryetari i saj, turku, Mevlud Çavusoglu, sekretari i pergjithshem, Mateo Sorinas, kreret e grupeve parlamentare: ai i partive popullore, Luca Volonte. Italiani i Unionit Kristian Demokrat ka zevendesuar belgun Luc Van den Brande.

Ne delegacion merr pjese dhe kreu i grupit parlamentar te Partise Socialiste Europiane, Andrea Gross, ndersa grupi i demokrateve europiane do te drejtohen nga David Wilshire, i cili eshte edhe reporter per Shqiperine.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA