Ministria e Drejtesise perfundon pyetesorin

10/02/2010 19:40

Ne Ministrine e Drejtesise ka perfunduar pergjigjja e pyetesorit per kriteret politike sipas kritereve te Kopenhagenit dhe per kapitullin mbi gjyqesorin.

Ketu, procesi u bashkerendua nga sekretari i pergjithshem i ministrise, Florian Nuri. “Ne total kane qene 264 pyetje te ndara respektivisht 120 pyetje kriteri politik dhe 144 pyetje kapitulli 23, gjyqesori dhe te drejtat e njeriut. Ne teresi jane rreth 120 zyrtare te cilet kane mbuluar hartimin e pergjigjeve, rishikimin e tyre dhe fazen e trete qe ishte faza e miratimit final per cdo pergjigje”, pohon Nuri.

Per 264 pyetje u dhane rreth 560 pergjigje. Te 120 zyrtaret e angazhuar ishin jo vetem nga Ministria e Drejtesise, por nga rreth 30 institucione, mes te cilave Avokati i Popullit, Prokuroria dhe Keshilli i Larte i Drejtesise, qe ndan te njejten godine me ministrine. Pergjigjet e specialisteve verifikoheshin prej eproreve te tyre, qe i rikthenin per plotesim. Pergjigjet e korrigjuara shiheshin nga grupi nderinstitucional.

“Me nje fjali te vetem do ta quaja nje ushtrim shume te vlefshem per administraten publike. Se pari na sherbeu per te patur nje inventar me qarte se si eshte situata dhe se si eshte rrjedhja e informacionit brenda per brenda institucionit por edhe ne bashkepunim dhe bashkevreprim me institucionet e tjera, dhe se dyti per te patur nje veshtrim me strategjik te sfidave te se ardhmes”, shton sekretari i pergjithshem i Ministrise se Drejtesise.

 Procesi u ndoq nga afer nga vete ministri, i cili, mendon se Shqiperia e ka kuadrin ligjor per te arritur shpejt standartet europiane. “Tashme legjislacioni qe ne kemi eshte i mire, i mjaftueshem, i perafruar me acquis communautaire. Institucionet dhe mekanizmat tashme ekzistojne. Sfide mbetet teresia e implementimit ne standartet qe kerkohen per nje vend qe nje dite do te behet anetar i Bashkimit Europian”, nenvizon Nishani. Pyetesori me 2284 pyetje u dorezua zyrtarisht me 16 dhjetor dhe qeveria u zotua t’i pergjigjet per tre muaj.

Sipas informacionit te fundit te bere publik ne konferencen e shtypit nga ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, deri ne ate date kishin perfunduar 22 kapituj, 13 te tjere ishin ne proces. Aktualisht, ne Ministrine e Integrimit, mbledhjet e Komitetit Koordinues Nderinstitucional jane te shpeshta. Mbledhjet ne Ministrine e Integrimit vazhdojne larg syve te kamerave. Duke lene pa pergjigje disa pyetje, si psh; cilat institucione, ndryshe nga Ministria e Drejtesise, paten me shume probleme me pergjigjet dhe pse? Si po ecen perkthimi i pergjigjeve ne anglisht? Cfare verrejtjesh kane dhene ekspertet nderkombetare?, etj si keto. Zyrtarisht konfirmohet se ministrja Majlinda Bregu do te jape tere informacionin e nevojshem per mediat, ne nje konference te ardhshme per shtyp.

Top Channel