Irani, Frattini: Eshte koha per sanksione
10/02/2010 13:30
Italia nuk terhiqet nga qendrimi i saj per Iranin, pavaresisht tentatives se djeshme te militanteve per te sulmuar ambasaden italiane ne Teheran.
“Mendoj se ka ardhur koha qe ndaj Iranit te aplikohen sanksionet”, ka deklaruar ministri i Jashtem italian Franco Frattini, i cili ka theksuar se selia diplomatike ne Teheran do te mbetet e hapur.
“Ambasada jone do te mbetet e hapur, por natyrisht do te kembengulim qe per personelin italian te garantohet siguria”, ka pohuar Frattini.
Ai ka shtuar me tej se Irani as qe duhet ta imagjinoje qe te ndaje Evropen. “Kontinenti yne do te mbetet i bashkuar”, ka theksuar ai.
Top Channel