Gjykata rrezon Aldo Baren

10/02/2010 17:25

Ashtu sikurse pritej Gjykata e Krimeve te Renda ka rrezuar kerkesat e Aldo bares i cili nepermjet avokatit te tij Vladimir Meci duke ju referuar nje shembulli te ngjashem kerkoi pushimin e ceshtjes dhe pavlefshmerine e komunikimit te akuzes, dergimin e ceshtjes ne gjykate si dhe pavlefshmeri te zgjatjes se afateve hetimore. (UPDATE)

Pavaresisht se e njejta gjykatese ka mbajtur qendrim tjeter ne rastin e ministrit Lulzim Basha ne dosjen Durres-Kukes, per te pandehurin Aldo Bare, zonja Hajdari argumentoi se njoftimi i akuzes eshte bere ne prezence te mbrojtjes dhe se avokatet nuk jane ankuar menjehere pas zgjatjes se afateve se hetimeve.

Duke e konsideruar vendimin e dergimit per gjykim te dosjes si te drejte dhe te ligjshem, gjykata rrezoi edhe kerkesat e mos gjykimit te aldo bares apo Alfred Shkurtit per akuzen e shkaterrimit te prones me zjarr dhe ate te krijimit te bandave te armatosura.

Aldo Bare ndodhet nen akuze per nje sere ngjarjesh te ndodhura gjate viteve ne qytetin e Lushnjes sikurse vrasje me paramendim, kryerje e veprave penale nga organizata kriminale e te tjera.

Top Channel