Gjykata nuk pranon kerkesat e avokatit te Bares

10/02/2010 11:10

Gjykata e Krimeve te Renda vendosi qe te mos pranoje kerkesat e avokatit te Aldo Bares, i cili kerkonte pavlefshmerise te akteve qe ndodhen ne dosjen hetimore.

Gjykata nuk pranoi as kerkesen per pushimin e gjykimit ndaj Aldo Bares, nderkohe qe gjyqi ndaj Aldo Bares do te vazhdoje me marrjen e provave nga palet.

Ish-drejtuesi famekeq i bandes se Lushnjes u arrestua para disa vitesh ne Ankara te Turqise dhe ekstradimi i tij ne Shqiperi u realizua ne fund te vitit te kaluar.

Bare akuzohet per nje numer te madh vrasjesh pas vitit 1997, per shkak te perplasjeve me rivalet e tij ne qytetin e Lushnjes. Bare, emri i vertete i te cilit eshte Alfred Shkurti, aktualisht po gjykohet nga Gjykata e Krimeve te Renda per vrasje, vjedhje dhe trafik droge. Ai u arrestua ne vitin 2006 ne Turqi ku fshihej me emrin e rreme, Mikel Kodra.

Top Channel