Atentat ne Pakistan, 13 te vdekur
10/02/2010 17:15
Te pakten 13 persona kane humbur jeten sot ne Pakistan pas nje atentati kamikaz ne Khyber Agency, zona tribale ne kufi me Afganistanin.
Mes viktimave, tete agjente te policise paraushtarake. Ne vendngjarje numerohen edhe tete te plagosur.
Sulmi ka pasur si objektiv disa makina te forcave te sigurise lokale ne Wazirdand, qe po kalonin ne rrugen qe lidh Pakistanin me Afganistanin.
Te plagosurit jane transferuar ne disa spitale te Peshawarit.
Top Channel