Akademia e Shkencave dhe Arteve e Maqedonise nuk do te pranoje asnje akademik apo historian shqiptar nga Shqiperia dhe Kosova per hartimin e vellimit te ri te Enciklopedise Maqedonase.

Lajmin e bejne te ditur agjencite ballkanase, te cilat saktesojne se enciklopedia e re do te jete vetem nje vellim shtojce e enciklopedise se hartuar vitin e kaluar, qe shkaktoi nje sere polemikash.

Enciklopedia Maqedonase, e hartuar vetem nga historiane maqedonas, e cilesonte popullin shqiptar si te ardhur dhe shkruante se agjente amerikane dhe britanike kane stervitur luftetaret e UCK-se.

Top Channel