Presione ndaj Elton John: Jo ne Tel Aviv

09/02/2010 17:00

Presione mbi kengetarin e popit Elton John per te anuluar nje koncert te tijin ne program ne nje stadium ne Tel Aviv, me 17 qershorin e ardhshem.

Nje organizate filo-palestineze, Komiteti Britanik per Universitetet e Palestines, ka publikuar nje leter te hapur drejtuar muzikantit ku i behet thirrje se “edhe pse nuk eshte nje eksponent politik, nuk mund te qendroje moralisht neutral ndaj operacionit ‘Plumbi i shkrire’ i zhvilluar nje vit me pare nga Izraeli ne Gaze”.

Sipas organizates, pjesemarrja ne koncert do te thote “te behesh pale me nje shtet racist”.

Top Channel