Iran, tentative sulmi ndaj ambasades italiane
09/02/2010 17:05
Milicia paraushtarake iraniane ka tentuar te sulmoje ambasaden italiane ne Teheran.
Lajmin e ka bere te ditur ministri i Jashtem italian, Franco Frattini gjate nje raportimi ne Senatin e vendit fqinj.
Sipas shefit te diplomacise italiane, gjate tentatives per sulm militantet bertisnin “vdekje Italise, vdekje Berlusconi-t”.
Frattini ka shtuar me tej se militantet qe tentuan te sulmonin seline diplomatike ne Teheran ishin rreth 100.
Ngjarja ne fjale vjen pak dite pas vizites se Berlusconi-t ne Jeruzalem, ku doli ne mbeshtetje te Izraelit dhe kunder Iranit.
Top Channel