Zbulohen ne periferi te Tiranes varret e 18 personave te pushkatuar, me gjase ne periudhen e komunizmit.(UPDATE)
Skeletet dolen ne drite ndersa nje burre kerkonte eshtrat e te atit. Varret ishin te gjithe ne nje lugine prane kodrave te Dajtit.
Behet fjale per nje prej zonave te pabanuara te Linzes, ne rreze te malit te Dajtit, ku u nxoren ne drite brenda pak ditesh 18 skelete njerezish, qe mendohet se i perkasin te pushkatuarve gjate kohes se komunizmit.
Kjo hipoteze vertetohet edhe nga njeriu qe i zbuloi keto eshtra, i cili per nje kohe te gjate studioi zonen dhe beri germime private ne kerkim te varrit te te atit, te pushkatuar ne vitin 1975.
Eshtrat jane gjetur ne varre te shperndare ne nje siperfaqe mbi 100 metra katrore.
Menyra e vendosjes se varreve verteton ne menyre hipotetike se, periudha e ekzekutimeve ka qene e shtrire ne kohe, pasi nuk ka nje varr te perbashket, por varre te ndara me nje apo dy skelete njerezish, ne afersi prej kater apo pese metra me njeri-tjetrin.
Eshtrat nuk jane nxjerre nga varret prej eksperteve dhe ne menyre profesionale, por jane futur ne thase nga personi qe i ka zbuluar dhe me pas iu derguan morgut te Qendres Spitalore universitare “Nene Tereza”, ku mesa duket do te jene aty per nje kohe te gjate.
Kjo per shkak se, per ekzaminimin e eshtrave, mjekesia ligjore, pret nje vendim te prokurorise se Tiranes. Organi i akuzes se kryeqytetit, duhet te nise paraprakisht nje hetim per keto eshtra, por qe deri tani nuk ka patur nje praktike hetimi per te pushkatuarit e kohes se komunizmit.
Burimet zyrtare te mjekesise ligjore shprehen se, depozitimi i eshtrave te gjetura ne Linze eshte bere nga nje oficer i policise gjyqesore.
Top Channel