Tryeza e dialogut, Topi takon ambasadoret

08/02/2010 15:00

Perpjekjet zyrtare te presidentit Bamir Topi per te ndermjetesuar ne krizen politike filluan. Ai priti sot paradite ne dy takime te ndryshme ambasadoret e Komisionit Europian dhe te presidences se Bashkimit Europian si edhe ambasadorin amerikan. (UPDATE)

Fillimisht ne Presidence mberriti kreu i delegacionit te Komisionit Europian ne Tirane ambasadori Helmut Lohan bashke me ambasadorin e Spanjes Manuel Montobio, vendi i te cilit mban presidencen e radhes te Bashkimit Europian.

Takimi i cili vijoi me pas pa pranine e mediave, zgjati rreth 40 minuta. Ne kohen qe ambasadoret Lohan dhe Montobio ndodheshin ende ne Presidence, nga rruga e Elbasanit mberriti ambasadori i Shteteve te Bashkuara, Withers.

Sipas njoftimit zyrtar te Presidences ne keto takime eshte folur per krizen politike ne vend

“Keto takime, ne te cilat u inkurajua roli kyç i Presidentit si moderator, u organizuan ne kuadrin e vazhdimit te konsultimeve te Kreut te shtetit me perfaqesuesit e komunitetit nderkombetar nen frymen e rekomandimeve te rezolutes se Asamblese Parlamentare te Keshillit te Evropes dhe qendrimeve te Bashkimit Evropian mbi situaten aktuale politike ne Shqiperi. Gjate takimeve u diskutua mbi rendesine dhe nevojen e mbajtjes se tryezes se dialogut mes Kryeministrit Sali Berisha dhe kryetarit te opozites, Edi Rama, nen moderimin e Presidentit Topi, ne perpjekje per t’i kontribuar normalizimit te klimes politike dhe rivendosjes se dialogut parlamentar”, thuhet ne njoftimin e Presidences.

Burime per Top Channel konfirmojne se takimet me faktorin nderkombetar do te vijojne edhe diten e marte. Sipas te njejtave burime, partneret nderkombetare e cilesojne situaten teper te ndjeshme.

Jane pikerisht nderkombetaret ata qe nepermjet rezolutes se Asamblese Parlamentare te Keshillit te Europes, sugjeruan presidentin Topi si ndermjetes per krizen.

Pas konsultimit te gjere me nderkombetaret, Presidenti mund te kontaktoje direkt me kryeministrin dhe kryetarin e opozites. Burime per Top Channel pohojne se nuk do te kete nje tryeze te gjere politike, por nje tryeze mes PD-se dhe PS-se.

Te premten ambasadori Montobio paralajmeroi se kriza duhet te kapercehet ne kuadrin kushtetues nga aktoret e brendshem, me mbeshtetjen e nderkombetareve, por jo me zevendesimin e tyre.

Pervec konsultimeve me faktorin nderkombetar, Presidenti duket se do ta drejtoje i vetem tere procesin. Aktor kryesor ne negociatat per Kodin Zgjedhor ne gusht te 2006 dhe ne janar te 2007, Bamir Topi duket se e di mire se cfare mund t’i beje ato te suksesshme apo edhe te deshtojne.
 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA