Topi vendos, te shtunen tryeza
08/02/2010 16:40
Tryeza e shumepritur e dialogut mes kreut demokrat Sali Berisha dhe atij socialist Edi Rama do te zhvillohet ne fundjave, diten e shtune ne oren 11:00 paradite ne Presidence.
Ne nje njoftim per shtyp te zyres se presidentit behet me dije se vendimi eshte marre nga kreu i shtetit pas takimeve me ambasadoret Lohan, Montobio dhe Withers ne diten e sotme.
Po ashtu presidenti ka marre konfirmimin e dy politikaneve kryesore Berisha e Rama, te cilet nese arrijne nje marreveshje ne tryezen e kreut te shtetit do te thote qe kriza politike e nisur qe pas zgjedhjeve te 28 qershorit te vitit te kaluar te marre fund dhe opozita te hyje ne kuvend.
Top Channel