Presidenti i Republikes ka arsye te ndihet i lehtesuar… per momentin. Dita e hene, intensive per te dhe stafin e tij, shenoi suksesin e pare te vertete ne ndermjetesimin mes PD-se dhe PS-se. (UPDATE)
Njoftimi per shtyp i Presidences, i shkurter por transparent, thote se kreu i shtetit pati kontakte me kryeministrin dhe kryetarin e opozites.
Pas ketyre kontakteve, qe mesohet se kane qene telefonike, te dy udheheqesit politike rikonfirmuan gatishmerine e tyre per t’u ulur perballe njeri-tjetrit me ndermjetesimin e kreut te shtetit. Takimi eshte fiksuar per te shtunen paradite ne oren 11 ne Presidence.
Por kjo dite intensive kontaktesh filloi me takimin e presidentit me kreun e delegacionit te Komisionit Europian ne Tirane, ambasadorin Lohan bashke me ambasadorin e Spanjes Montobio, vendi i te cilit mban presidencen e radhes te Bashkimit Europian. Takimi, i cili vijoi me pas pa pranine e mediave, zgjati rreth 40 minuta.
Ne kohen qe ambasadoret Lohan dhe Montobio ndodheshin ende ne Presidence, nga rruga e Elbasanit mberriti ambasadori i Shteteve te Bashkuara, Withers.
Njoftimi i pare zyrtar i Presidences konfirmoi se ne keto dy takime u fol per nevojen e mbajtjes se tryezes mes kryeministrit Berisha dhe kryetarit te opozites Rama, nen moderimin e presidentit Topi.
Burime per Top Channel konfirmojne se takimet me faktorin nderkombetar do te vijojne edhe diten e marte, me takimin me ambasadorin gjerman Bernd Borschard.
Presidenti do te diskutoje me te per detajet e tryezes politike, por edhe per viziten e tij te ardhshme zyrtare ne Gjermani, ne muajin prill.
Per cfare do te flasin palet diten e shtune? Ne fakt ekziston nje dokument i mbeshtetur nga te tere nderkombetaret, qe eshte rezoluta e Asamblese Parlamentare te Keshillit te Europes. Deri me sot palet e kane lexuar dokumentin secila sipas menyres se vet.
Po ashtu, eksperienca e negociatave te shkuara ka treguar se mund te duhen disa dite deri ne perfundimin e tyre. Pas dites se pare, deklarative, negociatat e verteta jane kryer ne grupe prej 2 apo 3 ekspertesh, persona qe gezojne mandatin per te negociuar.
Vete presidenti, pervec konsultimit te gjere me nderkombetaret, do ta drejtoje i vetem tere procesin. Aktor kryesor ne negociatat per Kodin Zgjedhor ne gusht te 2006 dhe ne janar te 2007, Bamir Topi duket se e di mire se cfare mund t’i beje ato te kene sukses, apo, edhe te deshtojne…
Top Channel