Tirane, gjykata e mbingarkuar

08/02/2010 16:20

Mesatarisht, nje gjykatesi ne Gjykaten e Tiranes i duhet te shqyrtoje tete ceshtje ne dite, fluks qe vjen ne rritje vecanerisht per ceshtjet civile por edhe penalet.

Pervec dosjeve te mbartura nga viti 2009 ne Gjykaten e Tiranes jane regjistruar rreth 28 mije ceshtje, ndersa jane perfunduar 22 mije prej tyre.

Ne analizen vjetore te gjykates me te madhe ne vend, kryetari i saj zoti Artan Zeneli beri thirrje per shtim te numrit te gjyqtareve prane kesaj gjykate, duke e cilesuar kete si nje ceshtje emergjente. Nderkohe radhiti si shtim te ngarkeses se punes per vartesit e tij edhe angazhimin e shpeshte te togave te zeza prane Gjykates se Krimeve te Renda, zvarritjet e seancave per shkak te avokateve dhe mungesen e mjaftueshme te ambienteve.

Zoti Zeneli beri nje analize te detajuar te aktivitetit te gjykates pergjate 2009 duke i dhene rendesi cdo sektori ne kete gjykate, deri tek ndarja ne Dhome Penale dhe Civile.

“Per shkak te ndarjes se gjykatave ne dy godina, te gjitha masat e sigurimit zhvilloheshin ne Dhomen Penale, cfare ka sjelle nje amulli ne shperndarjen e ceshtjeve penale. Ky shqetesim po kapercehet si rezultat i shperndarjes se mases se sigurimit per t’u gjykuar nga e gjithe trupa gjyqesore”, u shpreh Zeneli.

Ministri i Drejtesise Nishani pohoi angazhimin e qeverise per nje investim real ne Gjykaten e Tiranes qe sikurse e konsideroi nenkryetari i KLD-se, Kreshnik Spahiu eshte me e varfra ne vend per nga infrastruktura megjithese arketon me shume fonde se cdo gjykate tjeter.

“Eshte shume e rendesishme gjetja e zgjidhjeve themelore per uljen e volumit te ceshtjeve qe trajtohet nga ana e gjyqtareve dhe une besoj se nje nga hapat e rendesishem te marre se fundmi eshte i rendesishem”, u shpreh Nishani.

Ne analize ishin te pranishem edhe kryeprokurori i Tiranes Gent Xholi dhe kreu i Dhomes se Avokatise, Maks Haxhia, qe ne fjalen e tyre evidentuan fluksin e ceshtjeve qe regjistrohen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA