Rruga nacionale Shkoder-Hani Hotit qe eshte dhe rruga, e cila lidh Shqiperine me vendet e Europes Qendrore dhe Perendimore ne rruge tokesore, tashme i ngjason nje rruge dytesore fshati.
Ka plot nje dekade qe qeveri te ndryshme premtojne per ndertimin e kesaj rruge, madje se fundi ne muajin dhjetor eshte vendosur dhe nje tabele nga Drejtoria e Pergjithshme e Rrugeve per fillimin e punimeve por nga vezhgimi ne terren nuk shihet asnje gjurme punimi. Madje ne tabele eshte grisur dhe afati i perfundimit te punimeve.
Amortizimi i rruges, hedhja e mbeturinave per gjate gjithe ketij segmenti, mungesa e sinjalistikes, mungesa e rruges per kembesore ka bere qe rruga ne fjale pervec burim aksidentesh te kthehet ne nje makth per drejtuesit e automjeteve.
Top Channel