Komuniteti rom eshte me i varferi ne Shqiperi. Te perqendruar kryesisht ne periferite e qyteteve te medha, ata duket se mbijetojne me ate cka mbetet nga jeta e te tjereve ne zonat urbane.
Ne prag te zgjedhjeve te 28 qershorit, perfaqesues te ketij komuniteti u pane te firmosnin marreveshje me te gjitha partite politike.
Por tashme ata jane rikthyer serish ne kasollet e tyre, per te vazhduar luften me veshtiresite e jetes.
Jetesa, nese mund te quhet e tille qe ben nje komunitet rom i vendosur diku ne nje cep te Shkozes pak kilometer nga qendra e kryeqytetit, eshte shume e veshtire.
“Nuk ndihet fare ndikimi i qeverise. Ne jemi pajisur me karta identiteti dhe u kemi dhene voten, por asnje nuk do t’ia dije per ne”, thote nje prej banoreve.
2010 eshte viti europian kunder varferise dhe grupeve shoqerore ne nevoje, por mesa duket ai nuk ka zbritur ende per romet.
Ne te gjithe Shqiperine ku jane rreth 110 mije perballen cdo dite me politikane qe i kane lene ne harrese, me njerez qe i perbuzin dhe me varferine qe per ta eshte buka e perditshme.
Top Channel