PS: Berisha te ulet ne tryeze pa kushte

08/02/2010 13:10

Partia Socialiste i ka bere thirrje kryeministrit Sali Berisha te lere manovrat politike absurde dhe te ulet ne tryezen e presidentit te Republikes Bamir Topi pa kushte qe pengojne transparencen e plote te zgjedhjeve te 28 qershorit.

“Tashme ne fund te karrieres se tij politike, i bejme thirrje Kryeministrit Berisha te lere xhirot e dimrit e lojerat me topa bore, te ulet pa kushte absurde ne tryezen e dialogut e te beje gjithçka eshte e mundur per t’i hapur rruge zgjidhjes se krizes politike dhe institucionale, krizes se demokracise e shtetit te se drejtes, si dhe krizes ekonomike e sociale qe po mbyt shqiptaret dhe sipermarrjen private”, u shpreh deputeti socialist Sajmir Tahiri.

Duke i quajtur pretekse deklaratat e kryeministrit ne lidhje me hapjen e kutive , deputeti Saimir Tahiri tha se tryeza e presidentit mund te jete vetem hapi i pare drejt zgjidhjes se krizes politike.

“Vete tryeza e dialogut, te cilen Sali Berisha vazhdon ta anashkaloje me pretekste qe ne te vertete nuk kane te bejne as me Kushtetuten e as me Vendimet e Gjykates Kushtetuese, nuk zgjidh perfundimisht as krizen e demokracise e shtetit ligjor, as krizen institucionale e as krizen ekonomike, por vetem i hap rruge zgjidhjes perfundimtare duke vendosur ne themel”, theksoi Tahiri.

Deputeti Tahiri tha se transparenca e zgjedhjeve do te behet me apo pa deshiren e kryeministrit qe nese nuk do ti hape rruge hetimit sipas tij do te largohet nga populli opozitar.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA