PD: Berisha, i gatshem per tryezen
08/02/2010 19:50
Partia Demokratike iu eshte kunderpergjigjur akuzave te PS, se kryeministri Berisha po perpiqet te pengoje negociatat per daljen nga kriza politike.
Ne nje konference per shtyp, zedhenesja e PD Erla Mehilli ka deklaruar se PD eshte e gatshme te hyje ne bisedime dhe te zbatoje te gjitha pikat e rezolutes se KiE.
“Edvin Kristaq Rama nga njera ane jep ultimautume dhe kercenon me protesta dhe nga ana tjeter thote se kryeministri Berisha po kerkon te pengoje tryezen. Pretendimet e PS se Berisha po kundershton tryezen jane shpifje. Mazhoranca aktuale mbeshtet pike per pike rezoluten e KiE dhe eshte e gatshme te firmose ne cdo kohe nje dokument qe njeh pikat e saj”, ka pohuar Mehilli.
Top Channel