Anija “Endeavour” u nis mengjesin e sotem nga Kennedy Space Center ne nje mision dy javore ne stacionin nderkombetar hapesinor.
Gjashte anetaret e ekuipazhit do te transportojne nje modul ne stacionin hapesinor.
Komandanti George Zamka do te drejtoje misionin se bashku me specialistet e tjere Nicholas Patrick, Robert Behnken, Stephen Robinson dhe Kathryn Hire.
Kjo eshte nje jave shume e ngarkuar per NASA-n e cila po pergatitet per nisjen e “Solar Dynamics Observatory” te marten.
Gjithsej jane parashikuar edhe kater nisje te tjera perpara se programi e agjencise hapesinore amerikane te perfundoje.
Nisja e “Endeavour” ishte parashikuar te behej diten e diel, por koha e vranet i detyroi ekspertet te shtynin me 24 ore nisjen.
Top Channel