Milloshoski: Politizohen projektet arsimore

08/02/2010 16:00

Megjithese Shqiperia dhe Maqedonia i vleresojne marredheniet mes dy vendeve si te shkelqyera, duket se dy vendet duhet te bejne ende me shume per rritjen e besimit te etnive te tjera per respektimin e prejardhjes se tyre.

Kjo eshte vecanerisht e domosdoshme per Maqedonine, nje shtet multientik, ku jetojne nje perqindje e larte shqiptaresh dhe qe here pas here dalin ne pah probleme per ushtrimin e te drejtave te tyre.

Se fundi nje projekt per mesimin e gjuhes maqedonase per nxenesit shqiptare qe ne klase te pare, kur me pare mesimi i saj niste ne klase te katert, eshte bere objekt debatesh ne Maqedoni.  

Por ne analizen e ministrit te Jashtem te Maqedonise, Antonio Milloshoski, i cili po viziton Tiranen, ky projekt, i miratuar nga OSBE po merr politizimin e rastit.

“Ne e dime se edhe projektet arsimore ndikohen nga debate politike. Por ne do te bejme me te miren qe edhe keto debate politike te behen ne nje fryme dialogu koherent dhe institucional per te miren e ketyre projekteve.”, u shpreh Milloshoski.

Nderkohe homologu shqiptar Ilir Meta theksoi se eshte shume e rendesishme qe veprime te tilla per shkak te atyre sensibiliteteve qe ekzistojne ne vendet tona, te ndermerren ne nje konsultim dhe dialog me komunitetin.

Si per te konkretizuar frymen tolerante mes etnive ne maqedoni, ministri i Jashtem maqedonas e mbylli deklaraten e tij zyrtare me dy fjali shqip, qe ne kontekstin e pyetjes per mesimin e gjuhes maqedonase nga shqiptaret qe ne klase te pare, nuk i shpetoi komenteve te ministrit te Jashtem shqiptar.

“Maqedonia dhe Shqiperia jane vende fqinje dhe ne kemi sfida te njejta dhe aspiratata te njejta”, u pergjigj ne gjuhen shqipe Milloshoski.

Ndersa reagimi i Metes ishte ky: “Ne Ballkan duhet t’i mesojme me shume gjuhet e njeri- tjetrit sepse edhe zoti Miloshovski mund ta fliste edhe me mire shqipen, meqe ka lindur ne Tetove. Kjo nuk na pengon te komunikojme ne menyre te shkelqyer me njeri-tjetrin”.

Ministri i jashtem maqedonas nuk u pajtua me zerat kundershtues te planit te ri urbanistik te qendres se Shkupit, i kritikuar per mungesen e simboleve shqiptare. Zoti Milloshoski tha se vite me pare eshte ne shkup statuja e Skenderbeut dhe pak kohe me pare perfundoi rindertimi ne forme muzeu i shtepise se lindjes se Nene Terezes, cka sipas tij tregon tolerancen mes etnive ne Maqedoni.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA