Ne nje moment ku aktoret nderkombetare dhe presidenti i Republikes intensifikojne takimet dhe konsultimet rreth tryezes se pritshme qeveri-opozite me shpresen qe t’i jepet fund krizes politike dhe bojkotit parlamentar, kryeministri Sali Berisha preku ne mbledhjen e sotshme te grupit te deputeteve te PD-se ceshtjen e gjetjes se eshtrave te te pushkatuarve nga ish-regjimi komunist.
“Qeveria do te vendose shperblim per te gjithe ata qe do te kontribuojne dhe kane dijeni per vendndodhjen e eshtrave te luftetareve te lirise”, u shpreh Berisha.
Pas lajmit ne gazeten “Shqip” per gjetjen e nje varreze masive ne rreze te malit te Dajtit, shefi i qeverise theksoi se eshtrat do t’i nenshtrohen ekzaminimeve te eksperteve dhe ende nuk mund te thuhet se ciles kohe i perkasin.
Kryeministri u kerkoi deputeteve qe te shqyrtojne ligjin per ngritjen e Institutit te Kujteses Kombetare, i cili do te kete si mision zbardhjen e gjithe te vertetes se barbarive te regjimit komunist.
Sipas Berishes, Instituti ka te drejten e dergimit ne Prokurori te dokumentave te cilat faktojne krimet, por nuk do te kete seksione policie, prokurorie dhe gjykate.
“Ngritja e nje institucioni apo e nje task force e cila mund te gjeje trupat e te reneve per liri dhe dinjitet njerezor eshte e domosdoshme”, u shpreh Berisha.
Duke folur per varrezen masive ne rreze te malit te Dajtit, kryeministri permendi edhe lajmin e vitit 1990 nepermjet asaj qe ai e quajti ‘gazeta gojore’, ku thuhej se 50 vete te ngjarjes se ambasadave u pushkatuan ne Malin me Gropa. Per kete, Berisha kujton se presidenti i atehershem Ramiz Alia, mohoi ndodhine e nje krimi te tille.
“E sigurte eshte qe ata individe jane ekzekutuar me nje plumb pas koke, te gjitha kafkat jane gjetur me nga nje plumb ne koke. Demokracia mbi varre nuk mund te flere”, theksoi kryeministri.
Top Channel