Hetuesit serish ne Gerdec

08/02/2010 15:35

Pas deklarimeve te nje deshmitari se shperthimi ne Gerdec nuk erdhi nga shkendija e saldimit, hetuesit jane rikthyer ne kraterin e tragjedise.

Ata kane kerkuar elemente te rinj ne vendin e ngjarjes dhe kane marre ne cilesine e proves edhe nje karroce, prane te ciles jane gjetur edhe dy predha te pashperthyera.

Per me shume se tre ore ekspertet e policise gjyqesore dhe 3 nga avokatet e te akuzuarve per tragjedine  e Gerdecit kane kryer ekspertizen e saldatrices te gjetur se fundmi ne hyrje te fabrikes se demontimit.

Nje nga akovatet e ish ushtaraket Shpetim Spahiu, Vladimir Meci sqaron se kjo saldatrice klasifikohet si prove. Qendrimi i prokurorise eshte qe shperthimi ka ardhur si pasoje e saldimit te nje karroce, e cila tashme eshte futur ne listen e provave materiale.

Rikthimi i eksperteve ne vendgjarje u be me urdher te gjykates te premten e kaluar, pasi pati perplasje mes rrefimeve te deshmitareve.

Top Channel