Gripi i stines, dhjetera te prekur ne kryeqytet

08/02/2010 08:35

Instituti i Shendetit Publik bashke me Ministrine e Shendetesise sqaruan se gripi i derrit, virusi i tmerrshem AH1N1, tashme eshte zhdukur nga qarkullimi, por ndodhemi ne zonen e kuqe per sa i takon qarkullimit te gripit te zakonshem.

Ne fakt, sipas parashikimit te kryer qe ne shtator, si edhe sipas evidencave te mbajtura nga specialistet e epidemiologjise, muaji shkurt dhe mars shenojne pikun e te prekurve nga gripi i zakonshem.

Duke nisur nga fillimi i ketij muaji, repartet e urgjences ne spitale, si edhe poliklinikat e qendrat shendetesore jane mbushur plot me te semure nga gripi. Simptomat jane infektimi i rrugeve te frymemarrjes, rrufe, kolle, dhembje koke, kyçesh dhe dobesim.

Femijet qe jane edhe me te ndjeshem ndaj luhatjes se temperaturave, por kane edhe nje organizem me delikat ne krahasim me kategorite e tjera. Fluksi i pacienteve te vegjel qe gjenden ne qendra shendetesore, poliklinika, por edhe ne urgjencen e pediatrise, eshte i njohur ne kete kohe. Po ashtu edhe sherbimi i infektivit apo urgjenca e kardiologjise nuk mbetet mbrapa me fluksin e te semureve kronike, nga pacientet kardiovaskulare apo mosha e trete. Nisur nga kjo situate, mjeket keshillojne mbajtjen e regjimit, ushqim te pasur me vitamina e proteina, evitim i ambienteve te paajrosura, qendrimi ne vende te ngrohta, konsumi i lengjeve dhe pijeve te ngrohta.

Po ashtu per femijet keshillohet banja me uje te vaket ne rast se temperatura trupore eshte mbi normalen, apo marrjen e paracetamolit. Ne rast perkeqesimi te gjendjes shendetesore, keshillohet menjehere vizita te mjeku specialist.

Top Channel