Ekonomi, kercenon inflacioni

08/02/2010 20:25

Ne nje kohe kur buxhetet e familjareve jane tkurrur nga renia e te ardhurave si pasoje e krizes,  ato pesojne nje tjeter goditje edhe nga rritja jo e vogel e cmimeve.

Kjo per shkak te zhvleresimit te lekut ndaj euros. “Cmimet e konsumit gjate janarit te vitit 2010 pesuan nje rritje prej 3.6 perqind krahasuar me muajin e meparshem”, ka deklaruar Hazbie Bunguri, specialiste e cmimeve ne INSTAT.

Goditja e buxheteve eshte me forte se inflacioni zyrtar i fundit te janarit pasi ne te ende nuk eshte perfshire efekti i rritjes se cmimit te energjise eletrike dhe sherbimeve shendetesore.

“Ndryshimin e cmimit te energjise do ta reflektojme ne indeksin e muajin shkurt, kur konsumatori paguan detyrimet per janarin. Ndersa ndryshimin e cmimit per spitalet ne qershor”, ka saktesuar Bunguri.

Por, ndryshe nga vitet e tjera, kete here inflacioni po prek produktet me te domosdoshme te buxheteve familjare. Cmimet e ushqimeve jane rritur krahasuar me nje vit me pare me 6.7 per qind, me e larta qe nga viti 1998.

Ushqimet zene mesatarisht 40 perqind te shpenzimeve te nje familjeje, ndersa tek familjet e varfera shpenzimet per ushqimet zene rreth 75 perind te buxhetit mujor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA