Kryeministri Sali Berisha ishte sot ne qytetin e Elbasanit per te inauguruar shkollen 9-vjecare “Qamil Guranjaku”. (UPDATE)
Kjo shkolle eshte nje investim i buxhetit te shtetit dhe gjate ceremonise se inaugurimit kryeministri Berisha deklaroi se arsimi do jete prioritet i qeverise.
“I garantoj mesuesit se edhe gjate ketyre viteve do te jene ne qender te reformes se arsimit”, premtoi Berisha.
Kryeministri informoi pjesmarresit se brenda vitit do te nise edhe ndertimi i autostrades Tirane-Elbasan.
“Qeveria brenda ketij viti nis ndertimin e rruges Tirane-Elbasan dhe se ky projekt jo vetem shkurton me tunelin e tij distancen mes dy qytetereve po shkurton ndjeshem distancen Korce-Tirane, Berat-Tirane, Tepelene-Tirane. Austrada do te jete pas rruges se Arbrit nje nga projektet me madhore te qeverise sone gjate ketyre viteve”, u shpreh Berisha.
Top Channel