Si pjese te procesit te pergatitjes se nje tryeze politike mes mazhorances dhe opozites per t’i dhene fund krizes politike, presidenti Bamir Topi po zhvillon nje takim me ambasadorin e Spanjes, vendit qe mban presidencen e Bashkimit Europian, Manuel Montobio, si dhe ambasadorin e Komisionit Europian ne Tirane.
Dy ambasadoret mberriten njeri pas tjetrit ne Presidence, nderkohe nuk ka njoftime zyrtare per axhenden e bisedimeve.
Gjithesesi mesohet se teme eshte tryeza e pritshme mes mazhorances dhe opozites per te diskutuar rruget qe do te conin ne zgjidhjen e krizes politike dhe perfundimin e bojkotit te kuvendit.
Pritet qe disa minuta me vone presidenti Bamir Topi te zhvilloje nje takim edhe me ambasadorin amerikan John Withers.
Top Channel