Al Kaeda kerkon te kontrolloje Gjirin e Adenit
08/02/2010 15:35
Al Kaeda ne Jemen kerkon te marre nen kontroll ngushticen strategjike te Bab al Mandeb, ne gjirin e Adenit.
Lajmin e ka bere te ditur vete numri dy i organizates, Saed al Shehri, ne nje mesazh audio te transmetuar ne nje faqe interneti islamike.
Ne mesazh Al Shehri ka bere kercenime te reja ndaj vendeve perendimore dhe jo vetem.
Ai u ka bere thirrje te gjithe myslimaneve te gadishullit arab per nje xhihad kunder te krishtereve dhe hebrejve te pranishem ne rajon.
“Nuk ka rrugedalje tjeter nga kjo situate, pervec zhvillimit te nje lufte te shenjte”, ka deklaruar Sard al Shehri. Ai ka ftuar ekstremistet islamike qe te sulmojne amerikanet kudo ne bote.
Top Channel