Vlore, atentat anetarit te Keshillit Bashkiak

07/02/2010 08:35

Ka ngelur i plagosur rende anetari i Keshillit Bashkiak te Vlores, Morand Hoxha, pas shperthimit te automjetit te tij.

Shperthimi tronditi lagjen “Isa Boletini”, te qytetit te Vlores ne afersi te shkolles 9-vjecare “Ismail Qemali”.

Sasia e konsiderueshme e eksplozivit copetoi automjetin e tipit “Benz Mercedes 240”, ngjyre e bardhe.

Menjehere ne vendngjarje ka shkuar policia, ndersa eshte transportuar per ne spital i plagosur rende drejtuesi i automjetit Morand Hoxha, 38 vjec.

Hoxha u dergua direkt ne sallen e reanimacionit per shkak te rrezikut per jeten.

Ai eshte anetar i Keshillit Bashkiak te Vlores ne siglen e Partise Socialiste, ndersa ishte zgjedhur ne votimet e vitit 2007 si keshilltar i LSI-se.

Policia e cila po heton ngjarjen nuk ka deri me tani ndonje piste per kete ngjarje e cila i ngjan nje atentati.

Ne 15 prill te vitit 2009 Hoxha ishte shoqeruar nga policia per armembajtje pa leje, por me tej eshte liruar me mase sigurie detyrim paraqitje.

Top Channel