Rezultatet paraprake te zgjedhjeve presidenciale ne Ukraine tregojne fitues udheheqesin e opozites, filorusin Viktor Janukovic.
Megjithese me nje diference te vogel ai kryeson sipas rezultateve paraprake me 3 apo 5 % ndaj kundershtares, kryeministres Julia Timoshenko.
Nese ky rezultat do te perkoje me ate zyrtar atehere shenon kthimin ne krye te Ukraines se njeriut qe pese vjet me pare u la menjane nga Revolucioni Portokalli.
Ai pritet, sic thone analistet, ta beje politiken e jashtme te Ukraines me proruse.
Korrespondenti i BBC-se ne Kiev tha se fitorja e tij eshte nje tregues i jashtezakonshem se udheheqesit e Revolucionit Portokalli nuk arriten te mbajne premtimet e tyre duke zhgenjyer njerezit.
Rezultatet zyrtare do te publikohen te henen, por sic raporton BBC rezultatat paraprake zakonisht jane te sakta.
Top Channel