“Platforma e Shqiperise natyrale” eshte libri me i fundit i promovuar ne Tirane, me autor studiuesin e problemeve kombetare Koco Danaj.
Sipas tij, libri bazohet ne Kushtetuten e Republikes Shqiptare, qe bashkimin e shqiptareve e konsideron si nje aspirate te ligjshme dhe shekullore, duke theksuar se Kuvendi i Vlores shpalli pavaresine e Shqiperise natyrale dhe jo te asaj qe eshte sot.
Danaj trajton thelbin e pluralizmit politik, qe per te eshte shteti-komb. Ne “Platformen e Shqiperise Natyrale” analizohen ndryshimet ne gjeopolitiken rajonale, te cilat shkojne ne favor te kombit shqiptar.
Te tjera analiza jane mbi rregullime te reja te thyerjeve te se kaluares konfliktuale dhe riparimet e tyre. Autori thote, se mjetet e realizimit te Shqiperise natyrale jane dialogu dhe debati demokratik.
Ne platforme argumentohet, se fqinjet nuk duhet te tremben nga Shqiperia natyrale dhe se ajo kerkon nje bashkim te ri. Ideja qe autori percjell gjate te gjithe librit, eshte “Drejtesia e vonuar, nuk duhet te jete drejtesi e cunguar”. Teksti eshte shkruar ne disa gjuhe, pervec shqipes edhe ne serbisht, greqisht, maqedonisht dhe anglisht.
Top Channel