Nis per te shtatin vit radhazi Top Fest, festivali i muzikes moderne shqiptare i organizuar nga Top Channel, ku do te konkurojne kengetare dhe grupe nga Shqiperia, Kosova, Maqedonia e diaspora.

Prezantuesja e tij eshte Albana Osmani.

“Eshte shnderruar tani ne nje prej traditave me te bukura te muzikes shqiptare. Pasi jane kapur te njejtat standarde me evenimente te tilla qe ndodhin ne bote. Edhe kete edicion si ato te meperashmet, kemi kenge te bukura”, eshte shprehur Osmani.

Top Fest kete vit vjen me risi te rendesishme, per sa i perket performances se  pjesemarresve. Ne fazen e dyte dhe naten finale, kengetaret do te kendojne “live”. Per strukturen e ketij edicioni, rrefen udheheqesi muzikor Dorian Gjoni.

“Top Fest do te kete tre faza. Ne fazen e pare do te kete 120 kenge qe do te luhen me ‘playback’, ndersa faza e dyte do te kete gjysmat e ketyre kengeve. Ne fazen e dyte dhe te trete kendimi do te behet live me nje orkester gjigande”, sqaron Gjoni.

Per teknologjise e adoptuar, flet regjisori Ergys Lubonja.

“Teknologjia e perdorur per kete eveniment eshte ajo me e fundit. Gjithcka do te regjisrohet ne HD dhe evenimenti do te transmetohet live edhe ne nje nga stacionet HD te ‘DigitAlb’”, shprehet Lubonja.

Faza e pare e Top Fest nis te henen, ne oren 15:30 dhe do te transmetohet cdo dite ne te njejten oren deri te enjten. Me pas, kengetaret e perzgjedhur nga bordi artistik i festivalit, do te kalojne ne fazen e dyte qe do te zhvillohet ne muajin prill. Ne naten finale, qe do te jete ne maj, do te ndahen cmimet per kategori te ndryshme. Cmimi i madh do te jete 2 milione leke te reja.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA