Ne nje interviste dhene per televizionin amerikan Fox, ish guvernatorja e Alaskes Sarah Palin nuk perjashtoi kandidimin ne zgjedhjet presidenciale te vitit 2012.
“Jam gati te kandidoj nese bindem qe ky hap eshte i duhuri dhe i drejte per kombin tone dhe per familjen Palin”, eshte shprehur Palin.
Me tej gjate fjales se saj ish kandidatja per zevendespresidente foli edhe per administraten Obama, ku kerkoi doreheqjen e shefit te kabinetit ne Shtepine e Bardhe Rahm Emanuel dhe te Sekretarit te Drejtesise Eric Holder, duke i akuzuar ata se keshillojne negativisht presidentin Obama.
“Mendoj se jane dy njerezit qe japin keshillat me negative per presidentin. Eric Holder duhet te jape doreheqjen per menyren e trajtimit te terroristeve te kapur duke iu dhene te drejta kushtetuese te cilat nuk i meritojne”, tha nder te tjera ish guvernatorja.
Top Channel