PS: Kutite, thelbi i hetimit

07/02/2010 19:45

Partia Socialiste ka ngulmuar ne kerkesen e saj kryesore per hapjen e kutive, te cilen deputeti Taulant Balla e quajti themelin kryesor per nderrimin e faqes 20 vjecare te zgjedhjeve te manipuluara.

Deputeti Balla tha se kryeministri Berisha eshte njeriu i fundit qe mund te flase per Kushtetuten duke qene se e ka shkelur ate te pakten 20 here.

“Ne te gjitha rastet Sali Berisha i eshte kundervene Gjykates Kushtetuese dhe asnjehere nuk ka pranuar pergjegjesine ne 20 atentate kushtetues”, tha Balla.

Zoti Balla duke i cilesuar mashtrime manipulative te gjitha deklaratat e kryeministrit per hapjen e kutive, theksoi se kerkesa e socialisteve nuk e cenon ne asnje nen Kushtetuten.

“Hapja e kutive te votimit eshte nje e drejte qe buron jo vetem drepjperdrejte nga Kushtetuta, por edhe nga fuqia e cdo qytetari ne baze te Kushtetutes se Republikes se Shqiperise qe u jep te drejten e pandryshueshme per informim”, vijoi me tej deputeti socialist.

Bojkoti dhe protestat e Partise Socialiste jane te vetmet arme ne dore te opozites tha zoti Balla per t’i rikthyer legjitimitetin e humbur zgjedhjeve dhe Kuvendit te Shqiperise

“Shqiperia rrezikon te destabilizohet,  thote Keshilli i Europes. Eshte e vertete, sepse kjo krize politike ne Shqiperi eshte nje krize degraduese per institucionet e vendit dhe problemi qendron ne themelin e kesaj krize. Legjitimiteti i zgjedhjeve eshte nje problem qe duhet zgjidhur per te ndalur kete degradim”, perfundoi deklaraten e tij deputeti Balla.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA