PD: PS keqlexoi rezoluten

07/02/2010 20:00

Kreu i delegacionit shqiptar ne Strasburg Ilir Rusmali ka deklaruar gjate nje konference per shtyp se, kryetari Partise Socialiste ka keqlexuar rezoluten e KiE-se, duke kercenuar me protesta.

“Asambleja Parlamentare e Keshillit te Europes ne rezoluten e saj ne asnje rrethane, ne asnje rresht nuk ka lidhur dalogun politik me protesta. Rezoluta e APKiE-se ne asnje rresht te saj, ne asnje fale te saj nuk ka mbeshtetur protestat”, u shpreh deputeti demokrat Ilir Rusmali.

Persa i perket dialogut politik me presidentin, Rusmali tha se rezoluta ka shprehur qarte, se Partia Socialiste duhet te pranoje fillimisht rezultatin e zgjedhjeve dhe te futet ne parlament.

“Duhet te synoje rivendosjen e dialogut politik dhe t’i jape fund bojkotit te Partise Socialiste, jo mbi bazen e kercenimeve me protesta, por mbi bazen e pranimit te rezultatit te zgjedhje te fundit”, tha Rusmali.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA