Zevendeskryeministri dhe ministri i Jashtem Ilir Meta i cilesoi absurde kerkesat e Partise Socialiste qe sipas tij cenojne Kushtetuten dhe nuk perputhen me rezoluten e KiE-se.
“Eshte fatkeqesi kur nje politikan del nga realiteti, eshte bukur per te, por serish eshte fatkeqesi per te kur shikon endrra me sy hapur. Shqiperia eshte nje vend anetare e NATO-s. Shqiperia ka institucione te qendrueshme te cilat nuk funksionojne ne menyre perfekte, por sidoqofte funksionojne ne menyre demokratike dhe absolutisht te gjithe duhet te respektojme rregullat e lojes te percaktuara nga kuadri kushtetues i vendit dhe logjika demokratike”, tha Meta.
Sipas zotit Meta asnjehere nuk kane munguar ftesat per dialog nga ana e qeverise te cilat synojne te zgjidhin problemet mes paleve.
“Ju mund ta shikoni sjelljen tjeter, krejtesisht, per fat te keq destruktive, arrogante, te njeaneshme dhe shantazhuese ne kohen kur pritet te zhvillohet nje tryeze dhe nje dialog paralajmerohet nje front qe do te na sjelle qametin, njesoj si mitingu i famshem i nentorit qe do rrezonte qeverine dhe kutickat bashke me te. Nuk eshte kjo nje sjellje europiane, nuk eshte kjo nje sjellje konstruktive”, shtoi me tej kreu i LSI-se.
Nderkohe i pyetur per mundesine qe deputetet e Levizjes per Mendim Ndryshe brenda PS-se, te afrohen me grupin parlamentar te LSI-se nese ata futen ne Kuvend, duke thyer vendimin per bojkot nga vija zyrtare e partise, Meta tha se diversioni nuk hyn ne qellimet e forces politike qe ai drejton.
Top Channel