Dy javet e para te muajit janar kane treguar se vetem 10% e subjekteve te biznesit te madh ne Fier ishin pajisur me kasa fiskale.
Edhe pse afati perfundimtar i ketij procesi ka qene 31 dhjetori i vitit 2009, serish perfaqesuesit e firmave te medha e kane anashkaluar kete afat, duke u kthyer objekt ndeshkimi nga ana e Deges Rajonale te Tatim-Taksave ne Fier.
Nderkohe qe treguesit e fillim shkurtit, lidhur me pajisjen me kasa fiskale te bizneseve te medha, tregojne se mbi gjysma e atyre bizneseve qe operojne ne Fier e kane marre tashme kasen fiskale. Pjesa me e madhe e bizneseve qe ende nuk e kane terhequr kete kase fajeson distributoret e licencuar per te shitur aparatin ne fjale.
Shqetesimi ka shkuar zyrtarisht edhe prane Deges Rajonale te Tatim-Taksave Fier, ku eshte bere prezent jo vetem çmimi abuzues i shitjes se ketyre kasave, por edhe mungesa e tyre me qellim aplikimin e nje çmimi me te shtrenjte ne rast “te ardhjes se nje furnizimi te ri”.
Drejtori i Deges Rajonale te Taksave ne Fier, Agim Isufaj, eshte shprehur publikisht se problemi me i madh i procesit te vonuar te pajisjes me kasa fiskale qendron te distributoret qe shesin kasa fiskale. Isufaj ka thene se shume biznese kane denoncuar se çmimi i nje kase qe po aplikojne distributoret eshte rritur me pothuaj 60%.
Nga 350-400 euro qe ka qene gjate muajit dhjetor, çmimi i nje kase ne muajin janar dhe shkurt ka shkuar ne 600-700 euro. Gjithashtu ka dhe denoncime te tilla qe distributoret nuk kane sasira me aparatin e kerkuar dhe nuk permbushin kerkesat e shumta. Kjo shihet me dyshim, pasi ne rast te ardhjes se ketij aparati, befas aplikohet nje çmim me i shtrenjte.
Kontrolli i inspektoreve te deges se tatimeve ka nisur paralel si te subjektet qe duhej te ishin pajisur me kase, ashtu dhe te distributoret qe abuzojne me çmimin.
Nga kontrolli i javes se fundit jane ndeshkuar per mospajisje me kase fiskale plot 130 biznese te medha. Gjoba e prere per keto biznese shkon nga 25 mije, deri ne 100 mije leke te reja.
Kujtojme se numri i biznesit te madh operues ne Fier shkon ne 970 dhe perveç kasave fiskale, shume prej tyre rezultojne edhe debitore ne shuma te medha. Mbi 100 te tille jane gjobitur dhe po perballen me sanksione te tilla si, bllokim te numrit te llogarise dhe sekuestrim te aktivitetit.
Top Channel