Fier, 60 punonjes te hekurudhes ne reforme

07/02/2010 09:35

60 punonjes te sherbimit te transportit hekurudhor ne Fier do te humbasin vendin e punes. Eshte parashikuar qe brenda pak ditesh ata te preken nga reforma.

Lajmin e ka bere te ditur kreu i hekurudhes ne Fier, Mustaf Gashi. Ky i fundit ka pohuar se eshte ne fazen e fundit te zbatimit projekti per nje reforme ne degen rajonale te transportit hekurudhor.

“Reforma eshte e domosdoshme dhe e pashmangshme tek perballesh me nje situate tejet te braktisur te hekurudhes shqiptare. Jane vendosur edhe emrat e punetoreve qe do te humbasin vendin e punes dhe vetem nje kategori mjaft e vogel punetoresh do te qendrojne”, eshte shprehur Mustaf Gashi.

Gashi ka pranuar se transporti me tren nuk frekuentohet me. “Edhe pse nje vit me pare u kryen investime per sherbimin ne transportin hekurudhor qe mbulon Qarku i Fierit, treguesit kane treguar se gjithnje e me shume eshte ulur preferenca per te udhetuar me tren”, ka thene kreu i sherbimit hekurudhor per Fierin.

Perpos reformes qe duhej te ishte zbatuar prej kohesh situata qe paraqet sot vija hekurudhore e Fierit, stacionet si dhe trenat lene mjaft per te deshiruar. Kjo situate e rende ne kete sherbim ka bere qe per me shume se 4 muaj asnje udhetar mos t’i drejtohet trenit per te shkuar ne itinerarin e tij, edhe mesuesit e fshatit me te afert te Fierit, Libofshes, te cilet nje vit me pare zgjidhnin trenin per te vajtur ne shkolle. Por gjate vitit shkollor ne vijim e kane braktisur kete sherbim.

Braktisja e udhetimit me tren faktohet edhe te pak trena qe i afrohen stacionit te Fierit. Me pare oraret e nisjeve te trenave per ne itinerare te ndryshme kane qene te shumte. Nga viti ne vit keto orare u reduktuan se bashku me trenat. Sot nje tren mund te pershkoje stacionin hekurudhor te Fierit nje here ne disa dite.

Tashme hekurudhat kane humbur funksionin e tyre fillestar dhe jane kthyer ne mbikalime per qytetaret e zonave te banuara prane tyre. Ne te gjithe Qarkun e Fierit, pergjate vijes hekurudhore jane konstatuar me dhjetera ndertime pa leje qe nuk kane respektuar distancen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA