Ahmadinexhad: Pasurim te uraniumit me 20%

07/02/2010 14:25

Presidenti iranian, Mahmud Ahmadinexhad urdheroi shefin e programit berthamor te nise pasurimin e uraniumit me 20%.

Deklarata e tij vjen pasi fuqite perendimore shprehen skepticizem, per propozimin e meparshem te Iranit per pasurim te uraniumin ne kembim te karburantit.

Ahmadinexhad e beri kete deklarate ne televizionin shteteror te Iranit.

“E kam thene, le t’u japim 2 a 3 muaj kohe fuqive perendimore – tha ai – dhe nese nuk bien dakord ne do te nisim vete. Aktualisht Doktor Salehi nisi pasurimin me 20%. Megjithate – shtoi ai – dyert e nderveprimit mbeten te hapura”.

Per analistet, presidenti iranian, permes kesaj deklarate pershkoi vijen e kuqe. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian thane se Irani duhet te beje nje propozim me te mire ose perndryshe do te perballet me sanksione.

Vendet perendimore kane frike se Irani po perpiqet te zhvilloje armen berthamore, ndersa Teherani kembengul se programi paqesor.

Uraniumi duhet te pasurohet 3% per energji atomike, ndersa per armen berthamore duhet te arrije ne 90%.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA