Te dhenat me te fundit te Ministrise se Financave tregojne se kriza po godet fort financat publike te vendit.
Treguesi i borxhit dhe ai i interesave kane kapercyer cdo parashikim te qeverise duke arritur ne nivele te larta te pashenuara prej vitesh. Sipas te dhenave ne fund te vitit qe lame pas borxhi i qeverise vleresohet te jete rritur vitin e kaluar me rreth 5 per qind duke arritur ne 59.46 per qind e produktit te brendshem bruto nga 54.8 qe ishte ne fund te vitit 2008.
Rritja e borxhit pritet te kete efekte te forta ne financat e vendit, sidomos gjate tre viteve te ardhshme. Ne vitin 2009, qeveria shpenzoi 3.6 per qind te produktit te brendshem bruto per te paguar interesat e borxhit.
Por Ministria e Financave parashikon se kjo shifer do te pesoje nje rritje te forte gati dyfish, ne 3 vitet e ardhshme, kohe ne te cilen fillon shlyerja e kredive tregtare qe qeveria mori per rrugen Durres-Kukes.
Sipas parashikimeve te vete Ministrise se Financave, vleresohet se ne vitin 2012 shuma qe qeveria do paguaje per interesat dhe shlyerjen e borxhit do te arrije nivelin rekord 6 per qind e GDP, ose gati 1 miliarde dollare, nje shifer thuajse e barabarte me investimet publike ne vitin me te mire te tyre.
Te dhenat tregojne se edhe aktualisht, pa u ndjere mire efektet e plota te kredive tregtare, Shqiperia eshte nder ekonomite ne zhvillim qe paguan interesat me te larta per shlyerjen e borxhit duke u krahasuar vetem me Hungarine.
Dhe kjo vjen vetem per nje arsye, pasi pertej debatit eshte apo jo i renduar vendi me borxhe, te dhenat tregojne se aktualisht Shqiperia eshte vendi i dyte ne ekonomite ne zhvillim te lindjes me nivelin me te larte te borxhit, qe per FMN ka qene gjithmone nje shqetesim konstant.
Top Channel