Edi Rama deklaron nga Durresi se nese deshton tryeza e presidentit te Republikes, Partia Socialiste dhe e gjithe opozita do te pershkallezoje protestat.
Gjate nje tjeter bashkebisedimi me gazetaret, kete radhe ne qytetin bregdetar, kreu socialist ka shpjeguar edhe arsyet se perse socialistet kerkojne hetimin e zgjedhjeve.
Sipas Rames, hetimi dhe ekspertiza e votes do t’i beje autopsine zgjedhjeve te vdekura, qe zgjedhjet te mos vdesin me.
“Rezultati i zgjedhjeve eshte perfundimtar i nje procesi ligjor dhe ne e pranojme. Ne nuk pranojme qe rezultati i zgjedhjeve te ardhshme do te dale po ne kete menyre. Nuk jemi te predispozuar te pergjumemi, perkundrazi po pergatitemi per protesten e madhe nese tryeza nuk do te jape rezultat”, u shpreh Rama.
Top Channel