Pakistan, mijera vete ne varrimin e shiiteve

06/02/2010 14:35

Mijera persona kane marre pjese sot ne varrimin e personave te vrare nga atentati i dyfishte ndaj myslimaneve shiite ne qytetin pakistanez te Karacit.

Numri i te vdekurve ne atentat u ngjit gjate nates ne 33, ndersa ai i te plagosurve ne 165.

Nje oficer i policise deklaroi per agjencine e lajmeve “AFP” se mbi 10 mije persona moren pjese ne varrimin e 14 myslimaneve te vrare, nderkohe qe 5 te krishtere do te varrosen me vone.

Sulmi i dyte, qe u krye ne spitalin ku ndodheshin viktimat e atentatit te pare, kishte si objektiv pelegrinet shiite.

Kryeministri pakistanez, Yousuf Raza Gilani beri thirrje per ruajtjen e qetesise, pas frikes per rritjen e tensioneve mes shiiteve dhe suniteve.

Per kete arsye, masat e sigurise gjate ceremonise mortore kane qene shume te rrepta.

Televizionet pakistaneze transmetuan pamje nga fushat sportive ku ishin vendosur arkivolet me trupat e 14 viktimave, duke shfaqur persona te veshur me te zeza qe mbanin parulla fetare.

Deri tani, asnje grup terrorist nuk ka marre persiper sulmin e dyfishte. Qyteti i Karacit ka nje histori te gjate persa i perket dhunes sektare mes suniteve dhe shiiteve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA