Mottaki: I sigurt per marreveshje me perendimin
06/02/2010 00:10
Deklarate mjaft shpresedhenese per zgjidhjen e ngercit berthamor mes perendimit dhe Iranit vjen permes Ministrit te Jashtem iranian, Manoucher Mottaki.
Perfaqesuesi i diplomacise iraniane deklaroi gjate fjales se tij ne konferencen nderkombetare mbi sigurine globale ne Mynih te Gjermanise se ndjehej ‘mjaft i sigurt per arritjen e nje marreveshje me perendimin ne lidhje me pasurimin e uraniumit’.
Deklarata e Mottakit u leshua pak ore pas takimit te paralajmeruar per diten e shtune mes tij dhe shefit te ri te Agjencise Nderkombetare te Energjise Berthamore, japonezit Yukiya Amano.
Top Channel