Ne rrethin e Librazhdit kane ndodhur perseri rreshqitje dheu si pasoje e te cilave jane demtuar dy shtepi dhe rrezikohen disa te tjera.
Sipas Nenprefektes se Librazhdit, Mimoza Qyra, demtimet kane ardhur si pasoje e erozionit te tokes dhe dy familjet jane strehuar prane te afermve te tyre ne te njejtin fshat.
Rreshqitje dheu ka patur edhe ne rrugen qe lidh komunen me qytetin e Librazhdit dhe po punohet per permiresimin e situates. Sipas deputetit te zones se Partise Socialiste, Taulant Balla, reshqitjet e dheut kane ardhur si rezultat i punimeve pa kriter ne rruge qe eshte ne fazen e punimeve.
Deri me tani nuk ka shkuar ndonje ndihme ne drejtim te familjeve te demtuara, edhe pse autoritetet e Shtabit te Emergjences Civile kane premtuar.
Top Channel