
Kryetari i Parlamentit iranian, Ali Larijani ka dale kunder marreveshjes per shkembimin e uraniumit te pasuruar me vendet e tjera.
Per Larijanin, behet fjale per nje mashtrim te arkitektuar nga Perendimi.
Me qendrimin e tij ai ka dale kunder cdo hipoteze marreveshjeje, qe presidenti Ahmadinejad e kishte vleresuar si te mundshme.
“Askush nuk ju ka kerkuar te na jepni gje. Shpikni teori per te marre nen kontroll uraniumin tone”, iu eshte drejtuar Larijani vendeve perendimore.
Nderkohe, Teherani zyrtar ka njoftuar sot prodhimin e dy tipeve te reja raketash, anti-avion dhe anti-tank.
“Me prodhimin e ketyre armeve moderne dhe pajisjen me to te forcave te armatosura, kapacitetet mbrojtese te vendit tone do te permiresohen”, ka deklaruar ministri i Mbrojtjes, Ahmad Vahidi.
Top Channel