Haiti, u mohohet liria 10 amerikaneve

06/02/2010 10:15

U eshte mohuar liria e perkohshme 10 shtetasve amerikane te inkriminuar ne Haiti pasi tentuan te nxirrnin jashte vendit 33 femije.

Lajmin e ka bere te ditur avokati i tyre. “Gjykatesi nuk e pranoi kerkesen tone”, ka deklaruar ai.

10 amerikanet, anetare te nje OJQ-je, u arrestuan ne kufi teksa perpiqeshin te conin femijet ne Republiken Domenikane.

Ata deklaruan se po vepronin per te miren e tyre, por autoritetet dyshojne se se donin t’i fusnin ne xhiron ilegale te adoptimeve.

Top Channel