Geithner: Recesioni, SHBA jashte rrezikut

06/02/2010 10:00

Shtetet e Bashkuara nuk rrezikojne te bien serish ne recesion. Deklarata eshte bere nga sekretari i Thesarit, Timothy Geithner, ne nje interviste per kanalin ABC.

“Ekonomia amerikane po mbyll plaget e saj. Ajo eshte rritur me shpejtesi me te madhe ne tremujorin e fundit te vitit 2009 se sa ne 6 vitet e fundit”, ka pohuar Gaithner.

Edhe presidenti Barack Obama ka deklaruar disa here se ekonomia amerikane ka filluar te jape sinjale pozitive pas rimekembjes.

Top Channel