Berisha, nje fundjave me mbesat, larg politikes

06/02/2010 19:40

Sali Berisha ka hequr kete fundjave kostumin e kryeministrit per te bere ngjitjen e tij te radhes, kete here jo per te sfiduar shkallet e Murit Kinez, por Malin e Dajtit te mbuluar nga debora.

Por ajo qe e ben te vecante kete fundjave ne Dajt eshte shfaqja e kryeministrit Berisha me tre mbesat e tij, Sara, Dalila dhe Amla. Ne qarqet mediatike dhe politike eshte e njohur lidhja e ngushte e kryeministrit me mbesat e tij te vogla, por kjo eshte hera e pare qe ai del me to ne publik, gjate pushimit te fundjaves.

Dhe mesa duket, ky pushim, eshte i domosdoshem per kryeministrin, jo vetem per javen qe la pas, por me shume per ditet e ngarkuara qe jane perpara, ku i duhet te ece me hapa te sigurte ne nje terren te veshtire politik, jo dhe aq te panjohur, por gjithesesi, te pashkelur me pare. Nje terren, qe emrin e ka “krize politike” dhe ku i duhet te numeroje dhe pastaj t’i rinumeroje po aq mire hapat qe do te duhet te hedhe.

Dhe jo, rastesisht, duket se “gjyshi kryeminister” po u meson vajzave e vogla te perballen edhe ato me terrenin e veshtire, duke u lene si zgjedhje vetem ngjitjen.   

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA